FOTO/ Në banesën ku u dogjën trinjakët, dyshimet pse u shkrumbua shtëpia

Sep 20, 2017 | 19:34
SHPËRNDAJE

Fotot më poshtë, siguruar nga gazetari i “Panorama” Leonidha Musaj, tregojnë banesën e cila u shkrumbua sot në Rromanat të Durrësit, brenda së cilës u dogjën të gjallë 3 fëmijët e mitur të familjes Konçi.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar se fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepëse.

Raportohet se nëna ishte larguar nga banesa per te blerë diçka, e kur u kthye e gjeti në flakë. As babai nuk ishte në banesë.

Inspektoriati Shtetëror teknik konfirmon përjashton mundësinë që zjarri të ketë lidhje me bombol gazi.

“Nuk ka lidhje me bombol gazi. Kanë qenë te mbyllur ne dhome, dritarja ka qene me hekura duke lozur me shkrepse dyshohet se ka ndodhur aksidenti”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas Policisë, banesa ku ndodhi tragjedia është në pronësi të Gazmend Konçit.

romanat2 romanat3 romanat4 shtepia-romanart

20170920-192216-e1505928757368-342x280 20170920-192221-e1505928739514 20170920-192224-e1505928717967-400x260 20170920-192227-e1505928686735-400x263 20170920-192228-e1505928677744-400x260

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura