FOTO/ Ndryshime rrënjësore, Strumica bëhet gati për të pritur Shqipërinë

Sep 2, 2017 | 16:08
SHPËRNDAJE

Federata Maqedonase ka qenë në garë me kohën për të rregulluar sa më shpejt që të ishte e mundur impiantin e Strumicës për ta përshtatur me kërkesat e UEFA-s, e cila kishte lënë detyra të qarta para ndeshjes me Shqipërinë.

Stadiumi-i-Strumices-3

Për ta kthyer ambientin nga një terren sportiv që ruhej me qen, në një stadium, janë bërë punime praktikisht në çdo cep të tijin, si dhe janë shtuar tribuna.

stadiumi strumice

Tribunat e shtuara janë ato pas portave, ndërsa edhe në tribunat ekzistuese janë vendosur ndenjëse të reja.

strumica

Federata Maqedonase ishte gati që të ndryshonte çdo pjesë të impiantit për sa kohë që UEFA do të mbante ndeshjen me Shqipërinë në stadiumin e skuadrës së Mlladost dhe nuk do ta kthente në Shkup, ku numri i tifozëve shqiptarë do të ishte shumë më i madh se rreth 450 biletat që u janë rezervuar për këtë sfidë.

strumica2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura