FOTO/ Ndërhyri të ndihmonte pronarin gjatë grabitjes, kush është 54-vjeçari që humbi jetën

Mar 3, 2018 | 20:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dhimbje e madhe per familjen Vernozi ne Fier. Pas perpjekjeve te mjekeve per ta mbajtur ne jete, i plagosuri i djeshem gjate grabitjes se pikes se kembimit valutor ne Fier nuk ka mundur te shpetoje.

vernozi

Agur Vernozi 54 vjeç nuk ka munduar t’i mbijetoje dot plagëve te marra dje, nga grabitesit, teksa nderhyri te ndihmonte pronarin e pikes se kembimit valutor ne Fier.

pamjet e grabitjes ne fier

Ai ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës. Njoftimi per vdekjen e tij ka marre dhene ne Fier, nderkohe qe familja ka njoftuar edhe per ceremonine mortore.

Agur Vernozi ndodhej në reanimacionin e Traumës në Tiranë, ne gjendje kritike, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

agur

Mjekët konstatuan dëmtime të mëdha të strukturës kockore dhe të trurit pasi u plagos me armë zjarri, pasi ai ndërhyri për t’i ofruar ndihmë pronarit të Exchange.

Pas grabitjes policia arriti te kapte tre autoret;  Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali. Ata pasi hyne ne piken e kembimit valutor qëlluan me armë zjarri dhe lane te plagosur pronarin,  Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe Agur Vrenozin, i cili per fat te keq humbi jeten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura