FOTO/ Ndalohet shqiptari me “Volkswagen”, kontrolli për dokumentet e nxjerr zbuluar, i gjendet heroina në… I vihen prangat edhe dy bashkëpunëtorëve

Oct 17, 2020 | 19:02
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Mediat fqinje shkruajnë se një sasi heroine është gjetur në makinën e tyre tip “Volkswagen Polo”, poshtë sediljeve të saj.

heroine

Arrestimi

Shqiptari me iniciale L.S., 31-vjeç, me banim në Robbiate drejtonte makinën. Policia e ndaloi atë në përgjatë unazës Lindore, në dalje të Usmate Velate.

Policia i kërkoi shqiptarit dokumentet e identifikimit, por ai tregoi shenja të dukshme nervozizmi.

Kjo nxiti dyshime te policia, e cila vendosi të ushtronte kontroll në makinë. Pas kontrollit karabinierët gjetën kështu 1.8 kilogramë heroinë të fshehura poshtë sediljes së pasagjerit, brenda një zgavre të bërë enkas.

Më pas policia e shtriu kontrollin edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën dy bashkëpunëtorët, po me shtetësi shqiptare, si dhe një sasi dogrash të tjera.

Falë qenit anti-drogë policia gjeti edhe në shtëpi 4.2 kg heroinë dhe rreth 300 gram marijuana.

Të arrestuarit e tjerë janë D.K., 31-vjeç dhe M.L., 36-vjeç, ky i fundit me banim në Sorisole, në provincën e Bergamo.

Po ashtu policia vendoi të kontrollonte edhe shtëpinë  e shqiptarit në Bergamo, ku u gjet material për paketimin e dozave të drogës dhe 8 gram marihuanë.

Të tre shqiptarët e arrestuar janë në burgun e Monza, ndërsa droga, në total 6 kilogramë heroinë, e cila nëse do të hidhej në treg do të jepte më shumë se 250 mijë euro u sekuestrua.

qeni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura