FOTO/ Naingolan çmend interistët, kalon natën nëpër disko

Aug 21, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Ende nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare me Interin, por tashmë Raxha Naingolan është në qendër të diskutimeve në shtëpinë zikaltër. Mesfushori belg është parë të premten e kaluar, teksa kalon natën në një diskotekë në Dalmine, një provincë e Bergamos, nën shoqërinë e një aktori të njohur italian, Fabricio Korona.

naingolan disko

Reagimet e tifozëve të Interit kanë qenë të shumta, për këtë lloj jete që bën, por nga ana tjetër klubi i Interit nuk ka marrë asnjë masë për këtë çështje. Ndërkohë, ditën tjetër, Naingolan është shfaqur në Apiano Xhentile, duke u stërvitur, më fort se edhe shumë prej shokëve të skuadrës.

39746416_723667601307941_5522300543529123840_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura