FOTO / Mungon vetëm një emër, ndahen vazot për shortin e Ligës së Kampioneve

Dec 9, 2021 | 7:52
SHPËRNDAJE

Liga e Kampioneve do të plotësohet këtë të enjte me emrin e skuadrës së 16 që vazhdon rrugëtimin e saj në këtë turne. Atalanta apo Vijareal do të përcaktojnë në duelin direkt se cili do të jetë ekipi i dytë i Grupit F që do të vazhdojë rrugëtimin duke plotësuar mozaikun. Por ndërkohë, dihet se cili do të jetë pozicionimi i ekipeve në vazot e shortit të turneut.

UEFA Champions League 2020/21 Preliminary Round Draw

Goglat do të rrotullohen në javën e ardhshme dhe është e qartë që tani që skuadrat që janë kokë grupi në vazon kryesore janë skuadra të njohura, por edhe ekipe më pak të kuotuara në letër si Ajaks e Lila.

Ndërkohë, në vazon e dytë ka shumë emra të fortë, si PSG, Atletiko Madrid, Çelsi e Inter, të cilat janë skuadrat që duhet të evitohen në shortin e  13 dhjetorit.

shorti i champions

 

Rregulli parashikon që skuadrat nuk mund të çiftohen me kundërshtarët që kanë pasur në grup, apo me ekipet e të njëjtit shtet. Ndaj përballjet që mund të dhurojë shorti pritet të jenë shumë interesante dhe sipas ekspertëve të statistikave, parashikohen të paktën dy finale të parakohshme që në këtë fazë me eliminim direkt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura