FOTO/ Motori përplas qytetarin me biçiletë, ai bie pa ndienja në tokë. Dëshmitari: Askush nuk i afrohej. Policia jep detajet

Aug 4, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

aksidenti 6

Aksidentohet një person që lëvizte me biçikletë në kryeqytet.

Një qytetar, i pranishëm në vendin e ngjarjes, ka dërguar fotot në redaksinë e Panorama, duke treguar se i aksidentuari ka rënë pa ndienja në tokë.

Mësohet se Policia ndodhej në vendin e ngjarjes, ndërkohë që qytetari tregon për Panorama, se askush nuk i afrohej për t’i dhënë ndihmë të lënduarit.

“Aksidenti ka ndodhur përballë shkollës ish-Teknologjike. E ka përplasur motorri këtë burrin me biçiklet, ishte pa ndienja, në tokë nuk kishte as gjak, asgjë dhe nuk i afrohej askush. Policia hapte trafikun. U habita si askush nuk i jepte ndihmë”, shkruan qytetari.

Për ngjarjen reagoi edhe Policia, e cila përmes një njoftimi zyrtar, tha se qytetari i aksidentuar, ende i paidentifikuar, u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluve, “janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2020, rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

aksidenti2 aksidenti1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura