FOTO/ “Miqtë e Luizit”, Bejzade bën batuta me Lalën: Gati që të…

Feb 2, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Një postim i Edvin Muratit në rrjete sociale ka sjellë një shkëmbim batutash humoristike mes ish-futbollistëve të njohur në Shqipëri dhe gjithçka lindi nga personazhi i BBVIP, Luiz Ejlli.

WhatsApp Image 2023-02-02 at 8.21.19 PM

Edvin Murati postoi një foto ku shfaqej ai përkrah këngëtarit, bashkë me Altin Lalën, duke i vënë diçiturën “Miqtë e Luizit” kësaj fotoje.

Ndër ata që reaguan ishte edhe ish-sulmuesi i njohur, Skerdi Bejzade. “O Lushe, a jemi për BB vitin tjetër e? Lala tha hyjmë, gati jam”, shkruante ish-sulmuesi si përgjigje ndaj këtij postimi.

WhatsApp Image 2023-02-02 at 8.21.20 PM

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Muratit. “Arusha, direkt”, shkruante ish-futbollsiti kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura