VIDEO- “Miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”/ Vuçiç publikon foton nga darka me kryeministrin Rama. Vizitojnë edhe kullën e Beogradit

Nov 3, 2021 | 21:54
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

vucic rama darka open balkan
Foto nga darka ne Beograd e publikur nga Presidenti i Serbise

Ka qenë presidenti serb i cili ka publikuar në Instagram një foto nga darka, ndërsa shkruan: “Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”.

Vuçiç ka publikuar edhe një video bashkangjitur së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivokapić ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia. Mirë se vini në Beograd të dashur miq,“shkruan ai.

Kujtojmë që në këtë takim nuk merr pjesë Kosova, e cila e  konsideron nismën Ballkani i Hapur pa vizion  për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar sot për News24 zyra e kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura