FOTO/ Mësuesi i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual të nxënësve, Zyra Arsimore shpjegon rikthimin në punë: Në dëshminë e penalitetit që dorëzoi…

Nov 27, 2021 | 15:31
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në këtë foto është mësuesi 62-vjeçar Ëngjëll Bregu, i cili edhe pse rezultonte i dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003, ishte rikthyer ditët e fundit në punë në një shkollë 9-vjeçare të Beratit.

mesuesi pedofili engjell berat-763x450

Pas publikimit të lajmit në media, Zyra Arsimore Berat është vënë në lëvizje dhe ka firmosur shkarkimin nga detyra të mësuesit të shkollës ‘22 tetori’.

Në një reagim, DAR bën me dije se nuk ishin në dijeni se mësuesi ishte i dënuar, pasi dëshmia e penalitetit që kishte dorëzuar ishte e pastër.

Ndërkohë që ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila reagoi ashpër për situatën e krijuar, ka njoftuar se ka nisur një hetim administrativ për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit që e kanë rikthyer në punë mësuesin për të cilin ka pasur shumë denoncime nga nxënësit për ngacmim seksual.

“Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese”, tha Kushi në reagimin e saj.

***

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qënë më afër shtëpisë.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.

Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura