FOTO- Messi nuk po gjen dot shtëpi, synon të marrë me qira kështjellën me vlerë 48 milionë euro. Më parë ka jetuar ish-Presidenti francez

Sep 17, 2021 | 21:36
SHPËRNDAJE

Lionel Messi është në kërkim të një shtëpie të re dhe mund të zhvendoset në një kështjellë jashtë Parisit.

shtepia e messit

Ylli i Paris Saint-Germain deri tani ka qëndruar në Royal Monceau, një hotel me pesë yje me familjen e tij.

Siç raporton “The Sun”, ai dhe familja e tij janë të etur për të gjetur një vendbanim të përhershëm, dhe gruaja Antonella ka qenë në kërkim të një shtëpie të përsosur.

Kushtet të cilat familja e Messit kërkon, e ka bërë gjetjen e banesës më të vështirë.

Kështjella e cila synohet të merret nga familja e argjentinasit ka një vlerë prej 41 milion paund (48 milione euro)

Prona gjigante ka një sipërfaqe prej 2000 metra katrorë dhe është ndërtuar në 1899. Ajo  ka 30 dhoma, një pishinë luksoze, kinema në shtëpi dhe një palestër, nuk mungojnë as grazhet.

Në këtë kështjellë ka qëndruar për tre ditë ish -Presidenti i Francës Charles De Gaulle në 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Antonella thuhet se ka vizituar pronën, por do ta shikojë përsëri me Messin para se të marrë një vendim përfundimtar. Por argjentinasi mund të bindet nga fakti se është vetëm 15 minuta larg nga stërvitja e PSG -së.

 

adsadasdasdas asdasdsadasd asdasdasdasdasd asdasdasdasdddd asddsdsdad asdasdasd asdasdasdasdsaddd asdasdasdasddda daasd ddda asdadad asdasdadadadadad sdfsfsfsfsfs sdfsdfsdfsdfsdfsdf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdffsdsdf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf sdfsfsdfsdfsdfsdf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfs sdfsdfsdfsdfsdfsdff

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura