FOTO/ Merkato kuqezi ndër vite, një formacion i gjithi me “dështime”

Feb 13, 2018 | 11:36
SHPËRNDAJE

Merkatoja verore e Milanit vlejti mbi 200 milionë euro, por ndër vite kuqezinjtë kanë gabuar jo pak herë në afrime. Duke nisur nga porta, Gabriel u ble në Brazili si pasardhës i Didës, por rezultoi një dështim. Edhe në mbrojtje me Boneran apo Vergara (Nesta kolumbian), pa harruar edhe Xhamel Mesbah, reparti hipotetik do të linte shumë për të dëshiruar.

59e94dc18908c-pemain-ac-milan-tertunduk-lesu-usai-ditahan-imbang-aek-athens_663_382

Disi më shumë cilësi mesfusha e dështimeve të merkatos së Milanit, me Bakaje Traore dhe Majkëll Esien që gjeti te kuqezinjtë një ndër stacionet e fundit të karrierës. As golat me pikatore të Hondës, e aq më pak Saponara, nuk justifikuan kurrë investimin ndaj tyre, ndërsa sulmuesit si Alesi Çerçi e Matia Destro u larguan dukë lënë më shumë kujtime të hidhura se gola.

formacioni deshtimeve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura