FOTO/ Me destinacion final Gjermaninë, kapet kamioni i mbushur me drogë në kufirin shqiptaro-malazez. Lënda narkotike e fshehur mes bimëve medicinale

Jan 15, 2022 | 14:32
SHPËRNDAJE

Një kamion i mbushur me kanabis, i nisur nga Shqipëria me destinacion final Gjermaninë, është ndaluar në Pikën Kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Bozhaj.

drogw

Mediat malazeze bëjnë me dije se operacioni i sekuestrimit të lëndës narkotike është zhvilluar mëngjesin e sotëm dhe ka rezultuar me finalizimin e tij me sukses.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi operacionin apo mbi sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar.

News 24 bën me dije se kamioni i sekuestruar ishte me targa shqiptare. Po ashtu mes lëndës narkotike janë gjetur edhe barëra medicinale.

Nga informacionet paraprake ngarkesa po lëvizte nga Shqipëria dhe duhet të kalonte tranzit përmes Malit të Zi për të përfunduar më pas përmes rrugës tokësore në destinacionin e saj final në Gjermani.

drogw2

droge3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura