FOTO/ Me bluzë ‘Armani’ dhe xhinse blu, momenti i arrestimit në Astir të të rrezikshmit të Kurbinit

Jun 28, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

Ky që shihni në foto është Ilir Xhepaj Lika në momentin e arrestimit nga forcat operacionale të policisë. Ai u arrestua mbrëmjen e shkuar në zonën e Astirit në Tiranë si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi me armë zjarri dy persona në një hotel në Laç.

ilirxhepa

Ai shfaqet i veshur me nje bluzë “armani” dhe pantallona blu xhins dhe me duar të lidhura nga pas me pranga nga oficerë civilë të operacionales.

Prej ditës kur Xhepaj ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë te 2 biznesmenëve në Lac, policia kishte kryer kontrolle te shumta ne 4 qytete por nuk kishte mundur dot ta lokalizonte.

Por pas gati një muaj pas vrasjes, Xhepaj u tradhtua nga një telefonatë që e çoi policinë në vendin ku ai fshihej në zonën e Astirit në kryeqytet. Nga nr i telefonit që përdorej nga bashkëshortja e 33 vjeçarit u kontaktua nje person qe jepte apartamente me qira ne Astir.

Gjurmimi i këtyre qelizave çoi ne lokalizimin e të dyshuarit të cilin policia e mbajti në vëzhgim disa ditë derisa e arrestoi.

ilir-xhepaj-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura