Foto me Beratin në shtrat pas marrëdhënies intime? Linda Rei zbulon të vërtetën e lidhjes së tyre: S’kam nevojë për një mashkull që …

Jan 15, 2021 | 16:32
SHPËRNDAJE

Linda Rei është përfolur për një romancë me modelin kosovar, Berat Behramaj, i cili ishte edhe pjesë e emisionit “Përputhen” për të gjetur partnere.

Thashethemet nisën kur Linda komentoi në foton e modelit “Auuu u laga” ndërsa ai ja kthente “Ka lezet kur lagesh ti”. Më pas ajo postoi disa video ku tregonte Beratin lakuriq në shtrat pas aktit seksual.

“Çohu more se shkoi vonë,“– shkruante ajo në përshkrimin e pamjeve ku modeli shihej i shtrirë lakuriq në shtrat.

Gjatë një interviste së fundmi, Linda Rei u pyet lidhje me Beratin, por ajo e mohoi që të kishte diçka mes tyre.

Madje u shpreh se nuk do bënte publike kurrë një lidhje të saj.

“Jo absolutisht lidhje jo, është djalë shumë simpatik, I bukur, shumë funny por lidhje, jo absolutisht. Ka qenë raport miqësor, historitë e mia të dashurisë janë reale dhe kurrë s’do i bëj publike në Instagram ose portale,”- u shpreh Linda Rei në emisionin “ABC-ja e Pasdites”.

Ajo tha se në jetën e saj nuk ka nevojë për një mashkull që të mbajë me lekë pasi është e zonja e vetes.

“Një femër në këtë botën tonë nuk ka nevojë për një mashkull pranë saj që të bëjë çfarë do. Jam e zonja e vetes që kur kam qenë 18 vjeve, një mashkull në jetën time duhet të jetë plus, jo të plotësojë çfarë më mungon. Çdo gjë e kam, çanta, këpucë të firmave të njohura, nuk kam nevojë për një mashkull që të më mbajë me lekë,”– përfundoi Linda Rei.

/Panoramaplus.al

 

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura