FOTO/ Me armë zjarri e drogë në pikën e basteve, si u kapën tre të rinjtë

Jul 17, 2018 | 13:28
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës në kuader te kontrolleve Blic për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, ka vene sot ne pranga 3 persona te cilet kishin me vete arme e droge ne piken e basteve.

7e8ea4c2-b46c-4960-8742-3c966be7b3d5

NJOFTIMI

Më datë 17.07.2018, nga shërbimet operacionale të DVP Shkodër dhe Repartit FNSH Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës

Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës ,

Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e sallës lojrave euro lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

e8a321a0-a6f5-4e52-b117-21a477b78070

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.

Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura