FOTO/ Mbytja e 18-vjeçarit në lumë teksa bënte rafting me shokët, dedikimet prekëse të tyre

Aug 1, 2020 | 16:39
SHPËRNDAJE

Edison Zuna u mbyt ne drin

Djali që shihni në foton më lart është 18-vjeçari që u mbyt të premten e 30 korrikut, në ujërat e lumit Drini i Zi në Dibër. Edison Zuna ishte së bashku me tre shokë të tjerë duke bërë rafting. 18-vjeçari ra nga varka plastike dhe humb jetën, pasi rrjedha e lumit e mori me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane.

buna2

Miqtë e tij kanë shkruar sot dedikime prekëse: “U prehsh në paqe”, “Gjithmonë në zemrat tona”.

Ndërsa kanë kërkuar që dedikimet e tyre të ndahen me të tjerët për t’i dhënë kështu një lamtumirë të fundit mikut të tyre.

Mesazhi i shokëve të të riut: “JOQ Albania, eshte i riu 18 vjecar qe vdiq dje ne lumin Drin i Zi, Luzni, Diber”.

buna1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura