FOTO/ Masakra e Elbasanit, çfarë filmoi kamera e sigurisë në lokal

Feb 4, 2016 | 16:41
SHPËRNDAJE

kamera-elbasan

Kjo që shihni në foton më lart, e rrethuar me rreth të kuq, është kamera e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.

Ajo ka filmuar të gjithë skenën e ngjarjes, dhe pritet që të hedhë dirtë për kapjen e autorëve të masakrës që la 3 viktima dhe 7 të plagosur.

Regjistrimet e saj tashmë janë në duart e prokurorëve të Krimeve të Rënda që po hetojnë për lëvizjet e viktimave, të plagosurve por edhe të automjetit brenda të cilit ishin autorët që zbrazën mbi 60 plumba mbi lokal.

Kamera ka filmuar momentin e mbërritjes së dy automjeteve në lokalin ku ndodhi masakra.

Nga automjetet kanë dalë katër persona të armatosur dhe kanë zbrazur kallashnikovët në lokal duke vrarë tre persona dhe plagosur 7 të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura