FOTO/ Martohen sot, Labi habit me mjetin që ka zgjedhur për të marrë nusen

Oct 15, 2017 | 18:25
SHPËRNDAJE

Labinot Gashi, për ta marrë Qëndresën nga Prishtina drejt Pejës, qytetit të tij të lindjes, ka zgjedhur trenin. Duke mbledhur disa miq të ngushtë, Labi e ka kthyer këtë udhëtim Prishtinë – Pejë në një festë të vërtetë.

c65b3368df6ea3e8bf92b0ab03164efa

Ambienti modest, i dekoruar me disa shirita e tullumbace të bardha, është vënë i gjithi në shërbim të çiftit, por edhe të të ftuarve që kanë përfituar nga rasti për të bërë foto e video në profilet e tyre.

555c908c6428a6d7e6448e64b0743370

914ea4105e2d35fea1c31a56ed1a42f7

Shumë prej personazheve të njohur të ekranit janë bërë pjesë e dasmës së Labit dhe Qëndresës. Kështu, Big Mama, një nga mikeshat e ngushta të Labit, e ftuar në dasmë, ka ndarë me miqtë emocionet e kësaj ditë emocionuese edhe për të.

964d169bdd9f43b21c42939e6745af20

Ajo e ka uruar çiftin edhe përmes profilit të saj në Instagram. Po ashtu, të pranishëm në festë kanë qenë edhe Vesel Kurtishaj, Besnik Qaka, Sinan Hoxha etj.

 

1b013c115df67cabbd31e61cd4adf208

Labi dhe Qëndresa jetojnë një dashuri të bukur disavjeçare. Martesa e tyre sot është dyfish e shënuar, meqenëse moderatori i feston edhe ditëlindjen.

4c961af9cc6b0dd06650d4fc3649dfac

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura