FOTO/ Maqedonia e Veriut merr nga Serbia dërgesën e dytë me vaksina anti-Covid! Ja me se transportohen. Shikoni veprimin e ministrit të Shëndetësisë

Feb 24, 2021 | 14:33
SHPËRNDAJE

vaksina-maqedonia e veriutNë Maqedoninë e Veriut ka mbërritur një tjetër ngarkesë me vaksina nga Serbia.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ishte prezent në pikën kufitare “Tabanoc” nga ku mbërritën edhe 8 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia, transmeton Alsat.

Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë dërgesën me vaksina.

Autoritetet serbe i transportuan vaksinat me makinë të thjeshtë.

Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia mbërriti me 14 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura