FOTO/ Makthi i familjes, prej një muaji nuk kanë asnjë lajm nga djali 21-vjeç

Oct 25, 2018 | 8:23
SHPËRNDAJE

Janë bërë 26 ditë që nga zhdukja e 21 vjeçarit nga Mitrovica dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Megjithëse policia është duke u marrë me rastin, ata ende nuk kanë asnjë informacion për Azem Isufin.

Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se janë duke i vazhduar hetimet, porse nuk ka ndonjë risi sa i përket kësaj ngjarje.

“Nuk ka ende ndonjë informatë të re. Jemi duke hetuar rastin por ende nuk kemi arritur diçka konkrete”, ka thënë shkurt Zahiti për Indeksonline.

Ndërsa, në lidhje me rastin, familjarët e tij kanë thënë se Azemi nuk ka pasur ndonjë problem me askënd, dhe, siç thonë ata, nuk ka ndonjë dyshim në lidhje me zhdukjen e tij.

Ata ditë më parë kanë deklaruar se janë munduar të kontaktojnë me njerëzit që Azemi i ka njohur, mirëpo, askush nuk ka informacione për djalin e tyre.

Familja kërkon nga të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për Azem Isufin, ta lajmërojnë stacionin më të afërt policor./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura