FOTO/ Makina kthehet përmbys në mes të Bllokut, shoferja transportohet me urgjencë drejt spitalit

Jan 14, 2020 | 9:17
SHPËRNDAJE

Një aksident, rrethanat e të cilit janë ende të paqarta ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në zonën e Bllokut në Tiranë.

aksident 2

Një makinë ka përfunduar e kthyer përmbys, ndërsa drejtuesja e tij është transportuar me urgjencë drejtë spitalit për të marrë ndihmën e parë, raporton BW.

Gjendja e shoferes ende të paidentifikuar nuk dihet, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

aksident1 aksident

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura