FOTO/ Lubonja: Ja shënimet letrare të cilat më gjeti Sigurimi i Shtetit

Sep 21, 2017 | 21:15
SHPËRNDAJE

Fatos Lubonja ka treguar tek “Të Paekspozuarit” se si iu kapën shënimet e tij personale të cilat e çuan drejt burgut disa vjeçar.

Ai tregon momentet kur është shoqëruar në hetuesi, ku ka kuptuar se ata që po e merrnin në pyetje, kishin në dorë shkrimet e tij. Lubonja tregon se këto materiale, ishin gjetur në shtëpinë e tyre të vjetër, një banesë me qerpiç.

“Materialet ishin gjetur në shtëpinë tonë të vjetër, shtëpi me qerpiç. Ata kur më pyetën mua i dinin pikëpamjet e mia, se i kishin lexuar atje. Gjetën edhe armë, ishin të babait. Ishin pa leje. Në atë moment ata filluan të lexonit shkrimet e mia, dhe po më pyesnin pse i ke shkuar, kur i ke shkruar, dhe pastaj më çuan direkt në birucë. Pas arrestimit, filloi hetuesia që zgjati 7 muaj. Kam qëndruar në birucë” tregon ai.

Më poshtë faksimile e fotos së sigurimit të shtetit:

Fotografia nr. 1 – Tregon murin mbi tavanin e banesës së Llazar Lubonjës, ku brenda ishin fshehur dokumentat e të pandehurit Todi Lubonjës.

Fotografia nr. 2 – Tregon murin e hapur, ku brenda shihet një qese najloni “plasma-s” i bardhë.

Fotografia nr. 3 – Tregon qese plasmasi me dokumenta të të pandehurit Todi Lobonjës.

Eksperti kriminalistik Kapelon Koka.

Burimi: TPZ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura