FOTO/ Luajti dje ndeshjen e fundit, Shnajderit i bëjnë organizim special lamtumire

Sep 7, 2018 | 17:39
SHPËRNDAJE

Mesfushori holandez Uesli Shnajder i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Holandës pas plot 15 vitesh si protagonist absolut i “tulipanëve”. 133 sfida me fanellën portokalli dhe 31 gola të shënuar, por vjen një ditë që edhe futbollistët e mëdhenj duhet të largohen, Shnajder ishte një ndër ta.

shnajder

Ai u largua dje me kokën lart pasi ka dhënë maksimumin për vendin e tij. Në sfidën e luajtur ndaj Perusë 34-vjeçari mbajti shiritin e kapitenit, teksa në minutën e 62-të u largua nga fusha e lojës mes duartrokitjesh dhe lotësh.

Kjo ishte hera e fundit që ai do të vishte fanellën e kombëtares holandeze. Por largimi i tij u bë në një mënyrë speciale.

i

Organizatorët e kësaj lamtumire kishin vendosur në mesin e fushës një televizor dhe një divan ku Shanjder u ul së bashku me familjen e tij dhe pa të gjitha mesazhet që kishte nga shokët e skuadrës ndër vite.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura