FOTO/ Lojtari i Juventusit dhe dy “ish”-ët gëzojnë për shkarkimin e Sarrit, shikoni se çfarë kanë bërë

Aug 8, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Shkarkimi i Mauricio Sarrit nga pankina e Juventusit duket se ka gëzuar dikë. Bëhet fjalë për futbollistin bardhezi Dagllas Kosta. Braziliani dhe dy ish-lojtarëve e tjerë juventinë Mario Mandzukiç dhe Emre Xhan i kanë dhënë “like” lajmit të shkarkimit të 61-vjeçarit.

1567537552_729457_1567537594_noticia_normal
Kroati humbi vendin e titullarit dhe u detyrua të largohej për në Katar gjatë muajit janar. Fatin e tij e pati dhe gjermani Xhan, i cili zgjodhi të luante për Borusia Dortmundin.
dugllas kosta
Por, dhe Dagllas Kosta duket se ka patur nevojë të “festojë” shkarkimin e Sarrit. Futbollisti brazilian nuk ka qenë titullar në shumë prej ndeshjeve dhe është aktivizuar pjesërisht nga Sarri, ndërsa dhe dëmtimet kanë bërë punën e vet.

Juventusi po kërkon të gjejë trajnerin e ri dhe disa prej kandidatëve më të përfolur deri tani janë: Poketino, Zidan, Inzagi dhe Gasperini.

111111111111111333333333333

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura