FOTO/ Linjë e re ujësjellësi në rrugën e “Barrikadave”, së shpejti edhe asfaltimi i rrugëve

Feb 24, 2018 | 10:16
SHPËRNDAJE

Në rrugën e “Barrikadave” është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit, një investim i ri që u finalizua, duke sjellë një kapacitet të shtuar të rrjetit të ujit të pijshëm, performancë më cilësore dhe shërbim sa më të mirë për qytetarët e Tiranës.

28070878_1787970911236881_3769374601775123514_o

Linja e re e transmetimit të ujit të pijshëm, tashmë funksionon me të gjitha parametrat e duhura për banorët e asaj zone, të cilët shumë shpejt do t’i gëzohen edhe rehabilitimit të gjithë rrugëve brenda lagjes pasi në të njëjtën kohë Bashkia po sistemon trotuaret, sheshpushimet dhe shumë shpejt pritet që të shtrohet edhe asfalti.

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin zgjidhje në zona të ndryshme të Tiranës.

Rritja e kapaciteteve të transmetimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të linjave të reja që janë ndërmarrë në të gjithë territorin e bashkisë Tiranë, kanë shtuar kohën e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe kanë eliminuar humbjet në rrjet.

28166751_1787970914570214_8506835011921919502_n 28336207_1787970917903547_7900671325659903707_o 28378606_1787971007903538_4830867744987762392_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura