FOTO / L’Equipe shpall formacionin më të mirë të vitit, surprizë me Mesin dhe Ronaldon

Jan 5, 2022 | 18:07
SHPËRNDAJE

Ylli i PSG Leo Mesi dhe portugezi Kristiano Ronaldo janë lënë jashtë formacionit më të mirë të vitit 2021 nga L’Equipe, duke zgjedhur para tyre Salah e Benzema.

ronaldo mesi 3

Edhe pse fitoj Kupën e Amerikës dhe Topin e 7 të Artë, Leo Mesi sërish nuk është konsideruar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit nga L’Equipe.

Paraqitja e tij e dobët me ekipin e PSG-së ka bërë që argjentinasi të mungojë në këtë formacion. Gjithashtu është dhe e dukshme mungesa e Kristiano Ronaldos.

Bien në sy prezenca e Karim Benzemas, pas një viti fantastik që ka kaluar me Real Madrid, por gjithashtu edhe Muhamed Salah për atë që dha me Liverpul.

Çelsi e kryeson këtë formacion me tre lojtarë. Kampionët e Europës përfaqësohen me Mendi në portë dhe Zhorxhinjo dhe Kante në mesfushë.

formacioni 2021

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura