FOTO/ Largimi i Mark Frrokut, kush është deputetja e re që e zëvendëson

Nov 27, 2015 | 10:14
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës drejtuar Kuvendit që t’i hiqet mandati i deputetit, Mark Frroku pritet të zëvendësohet nga deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Mirela Furracaku.

Ajo mund të ulet në vendin e Mark Frrokut, i cili heq dorë vullnetarisht, pasi gjendet në burg prej më shumë se 6 muajsh, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel.

mirela-ferracaku

Mirela Furracaku është renditur e treta në listën e PKD-së në Shkodër.

Përse i takon mandati Ferracakut?

Sepse i dyti në listë është Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, por ai është i dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Kush është Mierla Ferracaku

Ajo ka lindur në vitin 1983 në Trush të Shkodrës dhe mësohet se deri në vitin 2012 ka punuar si ndihmës mjeke në Bërdicë.

lista shkoder

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura