FOTO-LAJM/ “S’më kapën dot mua dhe kapën…” – Kryeministri rivendos “Kërpudhën” në oborrin e godinës së Qeverisë. E para u shkatërrua gjatë protestës së opozitës

Jul 23, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

kerpudha kryeministria instalacion5Kryeministri Edi Rama ka vendosur që pas një viti e gjysmë të rikthejë para oborrit të Këshillit të Ministrave, veprën e artit, ‘Kërpudhën’ e famshme,  e cila u shkatërrua gjatë protestave të opozitës në muajin shkurt të 2019-ës.

Ditën e sotme janë parë punonjës të cilët kanë rivendosur veprën e artit “Kërpudhën gjigande me tri pjesë”. Kjo vepër arti kësaj herë është me e madhe se ajo që ishte herën e kaluar.

kerpudha kryeministria instalacion6
Fotot jane realizuar nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume

Këtë fakt, vetë kryeministri Rama e ka pohuar pasi vepra e parë u shemb dhe ai tha se do e ndërtojë të renë, por më të lartë.

Rreth një vit më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”.

“Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thoja: “Nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe”, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Gjithmonë kam besuar se ndërtesat mbrohen me anë të bukurisë, jo gardheve.

kerpudha kryeministria instalacion7

Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin, e u bë ajo që sot është COD-i, kemi ekspozita, bibliotekë publike, një sallë të vogël kinemaje ku fëmijët mund të vijnë, të shohin filmat e tyre, të diskutojnë, zhvillojmë edhe diskutime aty.

Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas, për të shtruar çështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Por protestuesit kanë një problem me diskutimin, sepse nëse debatojnë, nuk janë më protestues.

kerpudha kryeministria instalacion9

Nuk është e thjeshtë, por është aty edhe për këtë qëllim. Por kërpudha e Carsten Höller që ishte në kopsht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen.

E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje Carsten që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye.

Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”.

“Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

kerpudha kryeministria instalacion10

DOMEDHËNIA E KËRPUDHËS

“Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë”, e cila ishte e vendosur në kopshtin e Kryeministrisë ishte një vepër arti aga autori Carsten Höller.

Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë ishte si një kolazh tridimensional i përbërë nga tri kërpudha më të vogla: njëra nga gjysmat është në formën e qeleposhes së kuqe (haluçinogjene), gjysma tjetër përbëhet secila nga një çerek kërpudhe boshe kortinarius orelanike (helmuese) dhe një koral në formën e havanit (kërpudhë që mund të hahet).

Kjo vepër i referohet mundësisë për ekzistencën e një kulture alternative ekzistuese apo të krijuar rishtazi, e cila arrin të përcjellë mundësi apo ndarje të pafundme./ Panorama.al

kerpudha kryeministria instalacion8

kerpudha instalacion kryeministri 1 kerpudha instalacion kryeministri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura