FOTO-LAJM/ Partia Socialiste publikon sloganin e fushatës elektorale

Mar 8, 2021 | 18:40
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë! S’ka kohë për pushim”.

WhatsApp-Image-2021-03-08-at-6.08.59-PM-770x433

Në këto zgjedhje, PS-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë.

Partia Socialiste prezanton sonte kandidatët për deputetë, ndërsa mbrëmja e sotme është afati i fundit i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri tani ka pasur disa largime, si Eglantina Gjermeni, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Musa Ulqini etj.

slogani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura