FOTO-LAJM/ Ministria e Shëndetësisë ndalon grumbullimet, por qytetarët dynden në rrugët e liqenit artificial pa maskë dhe pa…

Nov 22, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve me koronavirus rriten çdo ditë dhe Ministria e Shëndetësisë ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave edhe në ambiente të hapura, pamja nga zona e liqenit në Tiranë duket si në periudhë normale.

Këto foto janë shkrepur këtë të diel, ku qindra njerëz shihen në rrugën kryesore pranë liqenit artificiale.

Me distanca të vogla midis tyre dhe mbi të gjitha, shumë prej tyre pa maskë, ata duken të qetë duke shijuar ditën me diell të këtij 22 nëntori.

08806e9b-04db-494c-b233-0ddada0b35a7 424abe61-567e-40d1-b6fe-315cc1626f69 28b3e6e1-868c-4401-a0e4-d4b80b8d3b3e 9cf30def-104f-45c1-9562-1629c0664a65

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura