FOTO LAJM/ Ben Blushi në organizatën që kërkon çlirimin e Vorio Epirit? Kreu i PS në Selanik: Ishim në fushatën për Niko Peleshin

May 4, 2015 | 15:30
SHPËRNDAJE

Pas fotografisë Pandeli Majkos duke kërcyer me Papuliasin dhe Makbule Çeçon, gazetari Arben Llalla ka postuar sot një tjetër fotografi.

Ben Blushi në organizatën SFEVA

Deputeti i PS-së, Ben Blushi shfaqet në organizatën SFEVA (Bashkimi i Studentëve për Çlirimin e Vorio Epirit).

“Deputeti i PS, Ben Blushi në strehën e organizatës ekstremiste antishqiptare SFEVA( Bashkimi i Studentëve për Çlirimin e Vorio Epirit), në qendrën e Vatrës Epiriotase. Themelues i SFEVA është Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, më 1982. Në këtë sallë ku është fotografuar deputeti Blushi zhvillohen aktivitetet e shumta me tema për aneksimin e jugut të Shqipërisë (Autonomia e Vorio Epirit). Në krahun e majtë të deputetit Ben Blushit është Spiro Janaqi, anëtar i kryesisë të organizatës OMONIA-dega Selanik”, shkruan gazetari në profilin e tij në facebook.

REAGIMI

Pas publikimit të fotografisë nga gazetari Arben Llalla ka reaguar edhe kreu i PS-së në Selanik, Spiro Janaqi. Sipas tij Blushi ka qene i pranishem gjate nje takimi elektoral me emigrantet shqiptare per zgjedhjet lokale 2011 ku bente fushate per Niko Peleshin. 

“Fotografia që ilustron shkrimin është marrë pas një takimi të zhvilluar në Selanik në vitin 2011 në funksion të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Në këtë takim zoti Blushi është ftuar nga strukturat e PS Selanik për të mbështetur kandidatin e PS-së në Korçë, zotin Niko Peleshi. Në fotografi në krah të majtë jam unë ing. Spiro Janaqi me funksion kryetar i PS Selanik ndërsa në krah të djathtë është kryetari i të rinjve z. Aleks Buda. Të rinjtë e tjerë janë studentë në universitetet e Selanikut dhe njëkohësisht anëtarë të PS Selanik në atë kohë. Siç edhe duket në sfond në takim shpaloset edhe edhe flamuri shqiptar krahas atij grek, dy simbole të dy popujve miq dhe gjitonë”, deklaroi kreu i PS në Selanik.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura