FOTO/ “La Bella Mafia”, jeta luksoze e grekes së ekzekutuar dhe lidhja me vrasësin shqiptar

Sep 24, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Argëtim në buzuqe, makina, veshje e aksesorë firme, udhëtime… Këto ishin pjesë e jetës së Katerina-la Bella Mafia, siç edhe shfaqet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për vajzën 33 vjeçe greke e cila u gjet e ekzekutuar me armë zjarri disa ditë më parë në Athinë.

bella_arthro

Dyshohet se ekzekutimi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për një larje hesapesh mes bandave kriminale, raportojnë mediat greke.

katerina-3

Siç raporton SKAI: 33-vjeçarja greke e ekzekutuar në garazhin e shtëpisë së saj, ka qenë emër i njohur për policinë dhe e përfshirë në disa vepra penale. Viktima kishte lidhje të ngushta me një vrasës shqiptar në Athinë. Ky i fundit, në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë Euro për vrasjen e një gruaje. Për këtë ngjarje të ndodhur 9 vite më parë, doli pikërisht emri i 33-vjeçares të vrarë së fundmi, e dyshuar si porositëse, por më pas u lirua.

katerina-2

Shqiptari, në të kallurën ka qenë i arrestuar edhe për krime të tjera. Ai konsiderohej si i dyshuar për sulmin me acid ndaj një deputeteje greke, Konstantina Kuneva.

katerina-18

33-vjeçarja ka qenë në të kaluarën e akuzuar për vjedhje, drogë dhe përfshirje në organizatë kriminale.

katerina-bella-mafia

Madje kishte qenë disa herë edhe shënjestër e atentateve. Në vitin 2011, kur ishte 7-muajshe shtatzënë kishte rënë pre e një atentati, por kishte mundur të shpëtonte.

katerina-16

Në garazhin ku u gjet trupi i pajetë i saj, policia mblodhi 16 gëzhoja kallashnikovi. Besohet se është përdorur edhe një armë e dytë në krim, një pistoletë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së zonës për të përcaktuar lëvizjet e vrasësve. Ata dyshojnë se autorët i kishin ngritur pritë dhe e ekzekutuan sapo ajo mbërriti në shtëpi.

Anagnostaki

Policia shpreson se pamjet e kamerave do t’i ndihmojnë të zbulojnë identitetin e autorëve. Për momentin, nuk ka asnjë pistë për ta.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura