FOTO/ Ky është modeli i çimkës së zbuluar në zyrën e ministrit Tahirit

Jun 3, 2016 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kjo që shihni në foto është modeli i “çimkës” së gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së saj. 

pajisjaPër këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes.

Si dhe për të ekzaminuar cimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës.

Nga ana tjetër, mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëbrimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, raporton “ABC News”.

Pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në Prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirses së letrave që ndodhej në paradhomën e Sajmir Tahirit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura