FOTO/ Ky është i riu që i hyri në shtëpi e ngacmoi seksualisht 18-vjeçaren

Apr 25, 2016 | 16:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ky që shihni në foton më poshtë, është Halit Mëhalla, 26-vjeçari nga Cërriku i cili sipas burimeve zyrtare policore thuhet se ka hyrë fshehurazi në banesën e 51-vjeçarit F.S dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

Blutë e qytetit rajonal e kanë prangosur të riun që e ngacmoi seksualisht adoleshenten.

Halit Mëhalla, 26-vjeçari nga Cërriku
Halit Mëhalla, 26-vjeçari nga Cërriku

“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të jetë futur në banesën e shtetasit F.S, 51-vjeç dhe të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e shtetasit F.S, shtetasen  E.S, 18-vjeçe”- njofton policia.

Pas ndalimit, policia njofton se materialet i kanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

I arrestuari akuzohet për “Vepra të turpshme”  dhe  “Dhunimi i banesës” parashikuar  nga nenet108/a  dhe 112 të  Kodit  Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura