Ky është i plagosuri i “Bërrylit”, ku u vra pitbulli. Ja emri i autorit (FOTO)

Apr 25, 2016 | 18:25
SHPËRNDAJE

Ky është 19-vjeçari i cili u plagos ditën e djeshme, teksa një 32-vjeçar i qëllonte me armë zjarri një qeni të racës pitbull.

FOTO-RepjolliPolicia ka mundur të zbardhë ngjarjen më në fund, pas edhe një ngatërrese me të plagosurin.

Po ashtu u plagos lehtë edhe një 8-vjeçar, që i kaloi një plumb tangent në kraharor.

I plagosuri në këmbë u dërgua fillimisht në QSUT, pastaj u zhvendos te Infektivi dhe nuk po gjendej nga Policia që të merrej në pyetje.

Skena-Pitbulli19-vjeçari i plagosur quhet Vebi Rrjolli. Ngjarja ndodhi në një rrugicë që të dërgon në Maternitetin e Ri në Tiranë, pranë zonës së “Bërrylit”.

Po kështu, mësohet se është zbuluar edhe emri i autorit të plagosjes aksidentale. Ai është Denis Lala, ende në kërkim.

Sipas Policisë, qeni pitbull i shtetasit R. Ç.  i kishte kafshuar një të afërm tre ditë para ngjarjes. Për këtë arsye, Lala mori pistoletën dhe e gjeti qenin sërish të lirë në rrugicë dhe e qëlloi disa herë me pistoletë duke plagosur aksidentalisht edhe Vebi Rrjollin në këmbë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura