FOTO/ Kush ishte Ruzhdi Arishta, vrasësi i kreut të Forcave Speciale

Oct 4, 2015 | 12:31
SHPËRNDAJE

Ngjarja e rëndë që tronditi dje në mbrëmje Shkodrën ka vetëm një autor, ai është Ruzhdi Arishta, 56 vjeç, i datëlindjes 26.03.1959. Arishta ishshtë beqar dhe jeton i vetëm në banesën e tij, në Oblikë të Shkodrës, përkatësisht në aksin Shkodër-Muriqan. 

Ne Foto: Autori i vrasjes së kreut të FNSH-së
Ne Foto: Autori i vrasjes së kreut të FNSH-së

Ai kishte konflikte me 21-vjeçarin, Besar Sherbelën, për një gardh që ndante dy banesat e tyre. Konfliktet e vazhdueshme m të sollën edhe plagosjen e të riut.

Ai më pas, gjatë arratisë, vrau edhe kreun e FNSH-së, Simon Gjetën, i cili hyri në banesën e tij për ta ndaluar. Ruzhdi Arishta dyshohet se kishte çrregullime mendore dhe ishte person mjaft i rrezikshëm.

Arishta nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për dorëzim, madje qëlloi disa herë në drejtim të tyre. Sot në orën 07:10, RENEA hyri në banesën e tij dhe e qëlloi Arishtën, i cili fshihej në aneks, i armatosur. Ai vdiq rrugës për në Spital. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura