FOTO/ Kush është tifozi i vetëm anglez që ia doli të udhëtonte drejt Tiranës për sfidën Shqipëri-Angli

Mar 29, 2021 | 20:42
SHPËRNDAJE

Rob Pomfret ka qenë tifozi i vetëm anglez që ka udhëtuar Tiranës, për ndeshjen Shqipëria-Angli 0-2, duke thyer rregullat e shtetit britanik, që ndalon udhëtimet për qëllime turizmi jashtë Anglisë.

rob-pomfret

Pomfret zbuloi në rrjetin social “Twitter”, se kishte udhëtuar nga Anglia me avion drejt Maqedonisë së Veriut, e pas kishte bërë 8 orë rrugë me autobus drejt Tiranës, për të qenë në kryeqytetin shqiptar në ditën e ndeshjes.

Në bazë të rregullave në shtetin anglez, tifozi duhej të gjobitej me 5 mijë paund për këtë shkelje, ndaj Pomfret, nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë me dije se kishte qenë duke udhëtuar në Ballkan që para se të hynte në fuqi rregullorja për gjobat e miratuar nga qeveria angleze.

Ndaj sipas tij, nuk rrezikonte të merrte një gjobë kaq të rëndë për shkak të dashurisë që kishte për “Tre luanët”.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në “Twitter” foto nga sheshi i stadiumit “Air Albania”, si dhe duke konsumuar birra në rrugët e Tiranës, duke u bërë kështu tifozi i vetëm i Anglisë, që mundi të vizitonte Shqipërinë, për sfidën me “3 luanët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura