FOTO/ Kush është shqiptari i vrarë dje në Kretë nga fqinja? Familja në vështirësi ekonomike, nuk sjellin dot trupin në Shqipëri

SHPËRNDAJE

Një shqiptar 35-vjeçar u vra dje në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, përdoruese droge. Sot mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç.

Valton-Loka (1)

 

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore, shkruajnë mediat greke.

Ndërkaq mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

e droguara

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

 

Detajet/ Shqiptari u qëllua për vdekje me thikë nga fqinja, çfarë ndodhi gjatë natës

Nje shqiptar ka nderruar jete ne Krete te Greqise, pasi eshte qelluar me thike nga nje vajze 26-vjecare, fqinje me viktimen.

greqi

Mediat greke bejne me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te sotem, kur shqiptari,nje burre 35 vjecar, doli te shihte, pasi fqinja e tij, qe njihej si perdoruese droge po ulerinte me ze te larte.

Gruaja e re, e cila është një përdoruese kronik e drogës, ishte në krizë dhe filloi të bërtiste dhe dëmtonte cilindo që i dilte perpara.

35 vjeçari iu afrua dhe tentoi ta ndalonte, por ajo me thiken qe kishte ne dore e qelloi disa here ne trup.

Njeriu i pafat, i cili ishte babai i dy fëmijëve, ra në tokë. Menjëherë njerëzit që dëgjuan betejen, njoftuan policine dhe ambulancen.

Ai u dergua ne spital, por për fat të keq nuk i shpetoi dot plageve te marra dhe humbi jeten.

1 2 3 4

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.