FOTO/ Kush është personi që i dha fund epokës Castro, presidenti i ri i Kubës

Apr 19, 2018 | 16:11
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në foton më poshtë, quhet Miguel Diaz-Canel dhe nga sot ai do të jetë Presidenti i ri i Kubës. Por emri i tij do të futet në histori pasi me betimin e sotëm në këtë post, ai i jep fund epokës Castro.

A5AA102C-AAB4-4DD3-9BF3-33B4ABA287FD_w1023_r1_s

Diaz-Canel do të pasojë Raul Castron, duke u dhënë fund gjashtë dekadave të sundimit të vëllezërve Castro.

Diaz-Canel, 57 vjeç, i cili ka qenë kandidati i vetëm për president, u zgjodh për një mandat pesëvjeçar me 603 nga 604 vota të mundshme të Asamblesë Kombëtare.

Ai pritet të ndjekë reformat e nisura nga Castro për të hapur ekonominë e Kubës te sipërmarrësit e vegjël privatë dhe për të arritur një afrim me armikun e Luftës së Ftohtë – SHBA-në.

Në vitin 2015, Havana dhe Uashingtoni kanë rivënë lidhjet diplomatike.

miguel-diaz-canel

86-vjeçari Raul Castro do të mbetet kreu i Partisë Komuniste. Largimi i tij nga presidenca është megjithatë një moment i ngarkuar simbolikisht për një vend që ka qenë nën sundimin absolut të një familjeje që nga revolucioni, së pari nga lideri revolucionar Fidel Castro dhe, gjatë dekadës së fundit, vëllai i tij më i vogël.

Shumica e kubanëve e njohin zëvendëspresidentin e tyre të parë si një figurë jo karizmatike, e cila deri kohët e fundit ka mbajtur një profil publik aq të ulët sa ishte praktikisht inekzistent.

Ky imazh ndryshoi paksa këtë vit pasi mediat shtetërore vendosën në qendër të vëmendjes shfaqjet publike të Diaz-Canel, duke përfshirë kritikat e tij muajin e kaluar që thoshte se premtonte ta bënte qeverinë e Kubës më të përgjegjshme ndaj popullit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura