FOTO/ Kush është oficeri i forcave të NATO-s në Fier që u vetëhelmua, postimi i fundit në FB pak orë para ngjarjes

Aug 9, 2018 | 22:55
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Enea Xhaja, pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës, i ka dhene fund jetes mëngjesin e sotëm në Fier duke u vetehelmuar me fotoksinë.

“Panorama” mëson se viktima  banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.

enea nato fier

Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar më pas edhe në urgjencën në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojë.

Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por gazetarja e “Panorama” ne Fier, raporton se i riu ka patur shenja te depresionit dhe ne keto kushte ka konsumuar lenden helmuese e cila i ka marre edhe jeten.

Enea eshte i riu qe shihni ne keto foto, marre nga profili i tij ne rrjetin social Facebook. E pikerisht ketu, po te shohesh pak ore para se te ndermerrte aktin ekstrem per jeten, i riu ka bere nje postim qe ngjall dyshime.

enea nato fier2

Me nje foto nga nje lokal ku ka konsumuar birre dhe nje patatine, ai shkruan:

“Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…”.

enea xhaja postim

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura