FOTO/ Kush është gjyqtarja sek*i që refuzoi një ofertë nga “Playboy”

May 31, 2022 | 20:09
SHPËRNDAJE

Në vitin 2018, prestigjiozia “The Sun” e shpalli Karolina Bojar-Stefanska (24-vjeç) gjyqtaren më të bukur të futbollit në botë dhe popullariteti i saj në rrjetet sociale “shpërtheu” brenda natës.

873x400

Polaja numëron rreth 170 mijë ndjekës në “Instagram”, duke qenë tepër aktive me postimet. “Patjetër që nuk e kam menduar, edhe pse duhet ta pranoj që kam pasur një ofertë nga agjencitë e top modeleve.

gjyqtarja5

Por kjo nuk është ajo që dua fare. Kam nevojë për një ndjenjë përmbushjeje, kënaqësie dhe adrenaline në jetën time dhe këtë e gjej në terren dhe në punën time si gjyqtare”, tha Karolina për Bild.

Ajo tregoi se kishte edhe një ofertë për “Playboy”, por  nuk pranoi. “Po. Unë refuzova sepse privatësia është shumë e rëndësishme për mu”, tha Bojar-Stefanska. Gjyqtarja atraktive ka treguar se bashkëshorti i saj është mbështetja më e madhe e saj dhe se çdo ditë mundohet të përparojë në punë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura