FOTO/ Kush është bashkëshorti i gjyqtares që kërkohet për korrupsion

Jul 17, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” zbulon foton e Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, për të cilin Gjykata e Lartë ka vendosur masën e arrestit me burg për korrupsion.

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Sigurise, Spartak Braho, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisioni./r/n/r/nLawmaker, Spartak Braho, during a session of National Security Parliamentary Committee.
Odhise Andrea

Gjithashtu, gjykata caktoi masën pezullim nga detyra për gjyqtaren, pasi dyshohet se ka marrë 50 mijë euro ryshfet për një çështje pronash.

Sipas Prokurorisë, çifti Andrea kanë ikur nga Shqipëria vetëm pak orë pasi Gjykata caktoi masat ndaj tyre. Për këtë arsye ata janë në kërkim.

“Panorama.al” mëson se Odhise Andrea është Këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë dhe angazhohet në Komisionin e Sigurisë.

Ai ka luajtur rolin e sekserit në aferët korruptive të bashkëshortes së tij.

linda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura