FOTO/ Kush është 21-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në Greqi. Rrëfimet prekëse të familjarëve: 5 muaj më parë kishte blerë motorin, gjeti çelësat dhe…

Sep 21, 2021 | 10:41
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe një adoleshent grek.

rushitaj 2

Personi në foto është Erdi Rushitaj, 21-vjeçari shqiptar që së bashku me shokun e tij grek Mateos Karagiannakis 17 vjeç humbën jetën në një aksidentin e nodhur në Kretë.

Mediat Helene raportojnë se dy të rinjtë po udhëtonin me motor, që drejtohej nga shqiptari. Në një moment mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën e ndriçimit anës rrugës.Si pasojë e përplasjes së fortë, Erdi Rushitaj humbi jetën menjëherë, ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi ishte transportuar në spital.

Miq dhe të afërm të të rinjve shkuan në vendin ku ndodhi aksidenti, duke vendosur lule e duke ndezur qirinj në kujtim të tyre.

Motra e të ndjerit është shprehur: “Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël…Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Kjo që ndodhi është tragjike.”

Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. E donte shumë. Kur e solli për ta parë unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat e tij. Më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë. Ishte motor i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm”, tregon ajo. 

rushitaj 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura