FOTO- Kultivonin drogë dhe mbanin armë pa leje, vihen në pranga 5 persona (EMRAT)

Sep 23, 2021 | 18:23
SHPËRNDAJE

Pesë persona janë prangosur nga Policia pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe mbanin armë pa lejen e autoriteteve shtetërore.

arme droge

Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, pas një hetimi 3-mujorë, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin  policor të koduar “Golomeran-2021”.

Të arrestuarit janë Urim Murati 33-vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, Edison Burgu 24-vjeç, Mirjan Burgu 29-vjeç, Bernard Sallaku 28-vjeç, Erblin Sallaku 28-vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe  prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur  shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishekë që i posedonte pa leje. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Këto shtetas akuzohen për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”,  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vazhdon kontrolli i territorit për gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të tjera të lëndëve narkotike në zonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura