FOTO/ Kukësi ekipi me vlerën më të madhe në Superiore, Skënderbeu pëson rënie drastike

Sep 14, 2018 | 14:52
SHPËRNDAJE

Vlerësimet më të fundit të bëra nga “Transfermarkt” tregojnë se klubi që kushton më shumë në Shqipëri është Kukësi me 5.8 milionë euro. Krahasuar me matjet e fundit që janë bërë nga ky portal që merret me matjen e vlerave të klubeve dhe futbollistëve, ka një ulje me 1.3%.

Kukesi Kampion

Në vendin e dytë pas verilindorëve gjendet skuadra e Flamurtarit e cila ka pësuar një rritje të ndjeshme nga hera e fundit, dhe tani gjendet në vendin e dytë me një vlerë prej 5.4 milionë euro. Ndërkohë që podiumi i tre klubeve më të shtrenjta në Superiore plotësohet nga ekipi i Partizanit i cili ka pësuar rënie nga hera e fundit me 6.9%, dhe ka një vlerë prej 4.03 milionë euro.

Skenderbeu

Ndërsa ajo që bie në sy është rënia drastike e Skënderbeut, e cila në muajin shkurt gjendje në vendin e parë me 8.05 milionë euro ndërsa tani për 6 muaj ka humbur gati 4 milionë euro në vlerën e saj duke u renditur në vendin e pestë me një vlerë prej 4.15 milionë eurove. Më poshtë renditja e plotë e klubeve sipas vlerës së tyre.

gfgdyu

dfjfgds

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura