FOTO/ “Kryente lëvizje të dyshimta”/ Pas 5 orësh ndjekje në det, gjendet e braktisur gomonia 12 metra e gjatë. Dyshohet se droga…

Jul 16, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rreth 12 metra e gjate dhe me tre motore, kjo është gomonia e kapur sot në Vlorë. Pas një ndjekje që ka zgjatur plot pesë orë nga Policia Kufitare.

Gomonia u gjet e braktisur në grykderdhje të Vjosës.

Në brendësi të saj nuk janë gjetur lëndë narkotike. Korespondenti i Panorama bën me dije se tre persona dyshohet se kane qene ne brendesi te gomones.

Dyshohet gjithashtu se mjeti lundrues e ka transportuar lenden narkotike ne Itali. Kur eshte kthyer eshte ndjekur nga policia e Vlores dhe policia kufitare.

Për kapjen e tre personave policia ka ushtruar kontroll prane grykederdhje se Vjoses dhe pyllin e Mifolit.

***

“Kryente lëvizje të dyshimta”/ Aksion në det, policia i vihet pas një gomoneje prej orësh. Çfarë dyshohet

Policia kufitare e Vlorës ëshë vënë sot në ndjekje të një mjeti lundrues.

Pranë Gjirit të Dafinës, në Karaburun është pikasur një gomone e cila dyshohet nga policia se mund të transportojë drogë.

Mësohet se ndjekja po bëhet në bashkëpunim me palën italiane.

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura