FOTO/ Kryeministri Rama takon në Nju Jork George Soros: Mik i çmuar e mendje rrallë, mbështetës i…

Sep 23, 2021 | 20:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Nju Jork një takim me miliarderin George Soros, të cilin e konsideron mik të rrallë dhe mbështetës së Shoqërisë së Hapur.

rama soros

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan: “Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”

rama soros1

Ky takim vjen në një kohë, kur ish-kryeministri Berisha akuzon kryeministrin Rama për lidhje me Sorosin dhe se është ky i fundit që ka ndikuar në vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për ta shpallur non grata ne SHBA.

Rama ndodhet në Nju Jork në kuadër të sesionit të 76 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura