FOTO/ Kryemadhi viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit, uron besimtarët për festën e hashures

Sep 21, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, e shoqëruar dhe nga deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka vizituar sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Shqipëri, me rastin e festës së hashures.

Gjatë kësaj vizite ajo është takuar me kryegjyshin e bektashinjve Baba Mondin.

Në një postim në FAcebook, Kryemadhi ka treguar këtë takim duke uruar të gjithë besimtarët për këtë festë.

42229955_1792079574238110_5875040035681599488_n

Postimi i plotë

Me kënaqësi vizitova si përvit në këtë ditë të shënuar, ndër më të rëndësishmet për besimtarët bektashinj, selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë, për të ndarë urimin me besimtarët e me kryegjyshin e bektashinjve, Baba Mondin.

Ndava urimin, sipas traditës së bektashinjve e mora nga ta mësimin që sakrifica, por edhe toleranca e shpirtpastërtia janë ndër vlerat e paçmueshme njerëzore.

Mirësi, paqe e begati për të gjithë!

42194390_1792079654238102_8074191010676080640_n42212362_1792079714238096_4571099127236001792_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura