FOTO/ Kritikja më e madhe e Bashës prej vitesh, Jozefina Topalli ndjek live takimin e kryedemokratit me gratë

Jan 18, 2022 | 14:14
SHPËRNDAJE

Jozefina

Ndonëse ka qenë një prej zërave më kritikë ndaj Lulzim Bashës, qëkurse ai mori drejtimin e PD-së, duket se Jozefina Topalli i ndjek aktivitetet e tij.

Ish-kryeparlamentarja ka ndjekur përmes rrjeteve sociale takimin ku ishte sot i pranishëm Lulzim Basha.

Kreu i PD-së u takua sot me vajza dhe gra në kuadër të procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas Shqiptare.

Kujtojmë që Topalli drejtoi në zgjedhjet e fundit partinë “Lëvizja për Ndryshim”, por pa ia dalë të marrë mandat deputeti, çka e detyroi atë të dorëhiqej.

topalli 1.1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura